Ikona e zikaltërve analizon Interin: Me këto blerje prisni edhe rezultatet

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 12:25

Bota FB Seria A Të fundit

Ikona e zikaltërve analizon Interin: Me këto blerje prisni edhe rezultatet

“E shoh në perspektivë. Interi është i adhurueshëm dhe ka një shoqëri madhështore që po investon, fillimisht me Moratin më pas me ‘Suning’, investitor që dëshiron të rikthejë klubin në nivele botërore.francesco-toldo-1472641595-6015

Për të arritur këtë nevojitet programim dhe tani drejtuesit janë të jashtëzakonshëm, pa harruar klimën në stadium, gjithmonë fantastike edhe në ndeshje pak të rëndësishme. Ekzistojnë të gjithë përbërësit për të gëzuar së bashku. Interi e meriton”.

I ndalur nga mikrofonat e mediave italiane, Françesko Toldo, ish-portier dhe ikonë e zikaltërve, ka analizuar momentin e skuadrës së Antonio Kontes. “A do të arrihet te titulli këtë vit? Në mos këtë vit, tjetrin. Jemi afër.

Megjithatë, sporti nuk është vetëm fitore, por shumë emocione të tjera. Dhe Interi i dhuron. Çfarë më pëlqen nga ky Inter? Më pëlqen shumë Handanoviç, një koleg serioz, edhe në nivel njerëzor. Është i lidhur me këto ngjyra.

Luan për Interin prej dhjetë vitesh dhe jam i lumtur që është kapiten. Skuadra? Tani me blerjet e reja parashikoj edhe rezultate të mëdha”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com