Ikona e MotoGP do bëhet baba në moshën 42-vjeçare! Valentino Rosi dhe modelja në pritje të një vajze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 11:20

Ikona e MotoGP do bëhet baba në moshën 42-vjeçare! Valentino Rosi dhe modelja në pritje të një vajze

Ikona e motorsport Valentino Rosi ka zbuluar se bashkëshortja e tij Françeska Sofia Novello është shtatzënë. Çifti i njohur janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

valentino roossi francesca (2)

Rosi ndau lajmin me 1.1 milionë ndjekësit e tij në Instagram, së bashku me një set fotografik të realizuar me bashkëshorten.

valentino roossi francesca (1)

I veshur me uniformën e bluzave të bardha, legjenda 42-vjeçare e MotoGP mban një stetoskop në barkun e modeles dhe buzëqesh para kamerës.

valentino roossi francesca (7)

“Pas një vizite të kujdesshme mund t’ju themi se Franci është shtatzënë! Ne jemi duke pritur për një vajzë”, shkroi Rosi në postimin që ka marrë mbi 1.8 milionë like.

valentino roossi francesca (8)

Ndërsa 27-vjeçarja shkroi në një tjetër postim: “Ti dhe unë do të jemi tre. Zemra ime është plot gëzim.”

Rosi miratoi pseudonimin “Doktori” në fillim të karrierës së tij në MotoGP.

valentino roossi francesca (6)

Kampioni italian pak kohë më parë shpjegoi pse e vlerëson këtë pseudonim të vendosur: “Nuk mendoj se ka arsye të veçantë. Por është e bukur, e rëndësishme, Doktor. Dhe në Itali, Doktori është një emër që i thërrisni dikujt për respekt. Është shumë e rëndësishme.”

Valentino Rossi1

Në fillim të këtij muaji, Rosi njoftoi se sezoni MotoGP i vitit 2021 do të ishte i fundit pasi do shkëputet nga ky sport pas 26 vitesh karrierë.

valentino roossi francesca (3)

Kampioni nëntë herë i botës gjatë intervistave të mëparshme është shprehur “se nuk kishte ndërmend të krijonte familje derisa të përfundonte karriera e tij në sport”.

valentino roossi francesca (4)

Rosi është i 19-ti në renditjen e MotoGP me 28 pikë. Sezoni do të rifillojë të dielën, 29 Gusht me British Grand Prix në Silverstone.

/Panoramaplus.al

valentino roossi francesca (5)

© Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"