Ikona e Brazilit orienton Kavanin: Më mirë Atletiko Madridi se Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 15:40

Ikona e Brazilit orienton Kavanin: Më mirë Atletiko Madridi se Interi

“Ekziston më shumë se një zë i një negociate mes Interit dhe Edinson Kavanit, por sipas mendimit tim duhet të vazhdojë të konsiderojë opsionin Atletiko Madrid”.
rivaldo

Fjalë të Rivaldos, ish-ylli brazilian i futbollit, për spanjollen “AS”. Ai i ka dhënë një këshillë “Matador”-it që ta përfundojë karrierën në La Liga pas lamtumirës thuajse të sigurt nga PSG.
KAVANI
Në fakt, kontrata e uruguaianit me rekordmenët e Ligës 1 franceze skadon në fund të qershorit dhe lojtari nuk ka marrë ende një vendim, por është shprehur se do t’i studiojë alternativat porsa të përfundojë Ligën e Kampioneve në gusht me skuadrën parisienë: “Do të ishte vendimi i duhur për të, sepse do të shkonte të luante në një klub që lufton për kampionatin dhe zhvillon gjithmonë Champions-in. Vendi perfekt për mbylljen e karrierës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"