Ikja e Devollit nga Tirana, 19-vjeçarët në protestë për trajnerin. Ja çfarë ndodhi ditën e djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 0:14

Ikja e Devollit nga Tirana, 19-vjeçarët në protestë për trajnerin. Ja çfarë ndodhi ditën e djeshme

Ikja e Bledar Devollit nga ekipi i Tiranës duket se ka ngatërruar punë tek akademia bardheblu për disa orë. Skuadra dje ka tentuar që të rebelohet dhe të mos stërvitet, duke u dhënë një ultimatum drejtuesve që nëse nuk kthehet trajneri i tyre, nuk dalin në stërvitje me trajner tjetër.BLEDARI

Madje, lojtarët janë paraqitur në stërvitje pa çanta dhe uniforma në shenjë proteste për largimin e Devollit. Ama ndërhyrja e Devi Mukës, drejtorit të akademisë, ka qenë vendimtare. Ky i fundit, sado liberal që është, nuk e ka lënë situatën që t’i dalë jashtë kontrollit.

Ai menjëherë ka paralajmëruar lojtarët që të kthehen në stërvitje, sepse do ta kenë keq. Më saktë, drejtori u ka dhënë dy orë kohë që të shkojnë të marrin uniformat, sepse në të kundërt do të përjashtoheshin nga klubi. Në këto kushte, lojtarët janë tërhequr dhe janë kthyer në stërvitje.tirana-kampion-me-u19

19- vjeçarët do t’i drejtojë Migen Memelli, ndërsa vendin e këtij të fundit te 17-vjeçarët do ta marrë Fation Muhameti. E njëjta skemë është përsëritur kohë më parë kur u largua Sokol Bulku dhe lojtarët protestuan, sepse nuk pranonin Marko Diarmatin si trajner të 19-vjeçarëve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë po me 19-vjeçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"