Ikena premton: Rikthejmë Vllazninë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2018 | 13:19

Ikena premton: Rikthejmë Vllazninë në Superiore

Dita e sotme ka qenë e veçantë për sulmuesin e Vllaznisë Eziamaka Kollins Ikena. Ai ka festuar 21 vjetorin e lindjes dhe jo më kot, drejtuesit e klubit kanë vendosur që pikërisht sot ta prezantojmë zyrtarisht dhe ai të flasë për herë të parë për faqen zyrtare të klubit. Collins është shprehur i lumtur që është pjesë e kuqebluve dhe ka premtuar që bashkë me pjesën tjetër të skuadrës ta rikthejë Vllaznisë sërish në Superiore. Ja intervista e tij e plotë:

ikena

-Kollins, i jeni bashkuar pak me vonesë skuadrës në stërvitje por besoj se tashmë jeni i kënaqur që jeni pjesë e Vllaznisë?

-Sigurisht që nuk më ka ardhur mirë që u vonova t’i bashkohem skuadrës në stërvitje megjithatë kjo erdhi për shkak të disa procedurave, por gjithsesi tashmë jam shumë i kënaqur dhe shumë i gëzuar që tashmë jam pjesë e klubit.

-Si e pritët ofertën për të ardhur tek Vllaznia?

E kam pritur me kënaqësi dhe për mua është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Kam luajtur më përpara në ligën e parë të Laosit ku mendoj se kam performuar mirë, megjithatë tashmë jam fokusuar tek Vllaznia. Kam ardhur në Europë dhe këtë lëvizje e konsideroj të rëndësishme për karrierën time. Vetë emri dhe historia e Vllaznisë flasin vetë dhe mezi ç’pres të jap kontributin tim për këtë skuadër.

-Cili është objektivi juaj personal me fanellën e Vllaznisë?

-Vllaznia ka një histori shumë të madhe dhe vitin tjetër feston 100 vjetorin e krijimit të saj. Objektivi im parësor por edhe i skuadrës besoj, është rikthimi i saj në Superligë sezonin tjetër. Një klub si Vllaznia me kaq shumë histori nuk e ka vendin në kategorinë e parë por në Ligën Superiore.

-Luani në sulm, keni një premtim për golat?

-Patjetër që po. Kjo është siguria që kam sjellë në çdo skuadër që kam luajtur më parë. Premtoj të bëj më të mirën dhe të realizoj maksimumin e golave të mundshëm.

-Sot keni edhe ditëlindjen. është bukur të jepni të parën intervistë si futbollist i Vllaznisë pikërisht në këtë ditë?

-Sot është një ditë e madhe për mua dhe shumë e rëndësishme, të festoj ditëlindjen duke qenë tashmë pjesë e Vllaznisë dhe të jap këtë intervistë si futbollist i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"