Ikën shirat, sot vranësira të lehta dhe kthjellime gjatë gjithë ditës! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 20:48

Ikën shirat, sot vranësira të lehta dhe kthjellime gjatë gjithë ditës! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Vendi ynë do të jetë ditën e sotme nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

moti

Vranësirat do të shtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites ndërkohë që gjatë orëve të mbrëmjes priten kthjellime më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje në mëngjes, ndërsa në orët e mesditës do të rriten ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"