Ikardi vendos për të ardhmen, vendimin ia ka komunikuar vetë drejtorit sportiv Leonardo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:36

Ikardi vendos për të ardhmen, vendimin ia ka komunikuar vetë drejtorit sportiv Leonardo

Përtej ekzistencës së një klauzole falë së cilës mund të refuzojë qëndrimin te PSG edhe nëse këta të fundit vendosin ta shlyejnë pas huazimit, Mauro Ikardi nuk duket se ka dëshirë të qëndrojë ende në Ligën 1.mauro ikardi

Konfirmimi vjen nga e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, ku thuhet se argjentinasi ka telefonuar drejtorin sportiv të parisianëve, Leonardo, për t’i komunikuar dëshirën për largimin në fund të sezonit.

Në duart e PSG-së mbetet e drejta e blerjes: 70 milionë euro për të blerë përfundimisht Ikardin. Po, por a do ishte zgjedhje e duhur mbajtja e një futbollisti kundër dëshirës? Për momentin duket se zgjedhja mbetet në dorën e 28-vjeçarit.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"