“Ikardi-Uanda” pajtimi filloi me ulërima. Avokatja tregon reagimin e sulmuesit ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 19:52

“Ikardi-Uanda” pajtimi filloi me ulërima. Avokatja tregon reagimin e sulmuesit ndaj…

Telenovela Ikardi-Uanda po zbardhet dita ditës. Modelja ka deklaruar se do të rrëfejë gjithçka lidhur me skandalin që trazoi ujërat në jetën e çiftit.

ikardi

Uanda do të jetë e ftuar në një intervistë me mikeshën e saj Suzana Himenez, ku do të sqarojë gjithçka. Lajmet filluan me modelen Çina Suarez, e cila kishte kaluar natën me sulmuesin. Por më tronditëse është dhe reagimi i Ikardit pas zbulimit që Uanda bëri lidhur me këtë çështje.

“Ai bërtiti për të rifituar besimin e Uandës dhe kërkoi pajtim. Nëpër rrjetet sociale ne kemi parë shumë kërkesa për falje, por do të shohim me kalimin e kohës”, u shpreh avokatja e Uandës, Ana Rosenfeld.

Mbetet për tu parë intervista e Uanda Narës, që do t’i japë fund dyshimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"