Ikardi te Juventusi, vetëm nëse “Zonja e Vjetër” heq dorë nga ylli i mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 18:39

Ikardi te Juventusi, vetëm nëse “Zonja e Vjetër” heq dorë nga ylli i mesfushës

PSG-ja dhe Juventusi mund të realizojnë një marrëveshje shkëmbimi në merkaton e verës, e cila përfshin sulmuesin Mauro Ikardi dhe mesfushorin Miralem Pjaniç.

ikardi psg

“Zonja e vjetër” ka shprehur prej kohësh dëshirën për të nënshkruar me një bomber në sulm dhe Ikardi është një nga sulmuesit e vëzhguar nga ata.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo ka një pëlqim të madh për mesfushorin boshnjak Pjaniç, po ashtu dhe mbrojtësin italian De Shiljo.

miralem-pjanic-juventus-2018-19-1539857361-18317

Pikërisht, ky pëlqim i dyanshëm mund të çojë në një marrëveshje midis dy klubeve, ndërkohë duhet rikujtuar se Ikardi është në formë huazimi me të drejtë blerje te PSG-ja për një shumë prej 70 milionë euro.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"