Ikardi në stol, Spaleti: Dua fitore ndaj Beneventos, përgatitemi njësoj si të ishte Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 20:15

Ikardi në stol, Spaleti: Dua fitore ndaj Beneventos, përgatitemi njësoj si të ishte Reali

I nteri pret sot Beneventon në “San Siro”: në kohë normale nuk do të kishte pasur nevojë për parashikime; por, me zikaltrit në këtë formë, nën rendiment gjatë thuajse 3 muajve të fundit, gjithçka mund të ndodhë. Luçiano Spaletit i rikthehen Ikardi e Miranda: që të dy, megjithatë do ta nisin nga stoli. “Nuk dua të rrezikoj”, ka qartësuar situatën rreth bomberit trajneri zikaltër, i cili saktë- soi: “Kemi ende disa orë në dispozicion, një ngarkesë 90- minutëshe ndoshta do të shkaktonte dëme. Nesër (sot) do të kryhen analizat me mjekët dhe do bëjmë vlerësimin”.

spaleti-470x264

“NË DUART TONA” – “Kundërshtari jonë është fitorja”, ka qenë “filozofia”, një nga të shumtat me të cilat Spaleti e ka mësuar publikun, për të analizuar dhe, njëkohësisht, karikuar skuadrën. “Jemi përgatitur shumë mirë: nesër (sot) përballemi me Beneventon, por mund të ishte cilado skuadër, edhe Reali dhe ne do ta kishin përgatitur në të njëjtën mënyrë. Jemi ne që kemi rezultatin e ndeshjes në duar. Tani era na fryn në fytyrë, në krahasim me më parë kur e kishin pas shpine. Ky është, megjithatë, grupi që kam zgjedhur dhe jam i bindur se do më japë kënaqë- si”.

ALTERNATIVA TAKTIKE – Skemë e stërpërsëritur? “Jemi të bindur se ky është qëndrimi taktik i duhur për të marrë më të mirën nga lojtarët. Normalisht, duhen pasur gjithmonë edhe alternativa. Brozoviç? Gjatë javës është sjellë me kokën ulur, sepse i vjen keq për ato që ndodhën: normale të ndodhte kështu, është stërvitur fort!”.

ENTUZIAZËM – Në krahasim me fillimin e sezonit, entuziazmi i ambientit duket se ka pësuar rënie: “Publiku vjen të na shohë sesi jemi përgatitur, na takon neve të reagojmë duke dhënë rezultate dhe nevojitet më shumë krenari. Duhet të ndryshojmë gjykimin ndaj nesh, për të kaluar një periudhë negative që, ua them me siguri, nuk na karakterizon”.

REZULTATE – Në mbyllje, një “shkundje” skuadrës: “Gjithçka kemi thënë deri më tani, të gjitha rezultatet, i përkasin së kaluarës. Tashmë kjo ‘këtu funksionon kështu’ e kemi në lëkurë: nuk është absolutisht e vërtetë dhe do t’u tregojmë se këtu ambienti, sistemi dhe fryma e grupit janë ndryshe nga se mendoni. Duhet të jetojmë momentin: është koha të shfaqim diçka me vlerë, përndryshe… përrallat pranohen deri në njëfarë pike. Që këtej e tutje, siç u shpreha më parë, kundërshtarët tanë mund të quhen si të duan, ne duhet të fitojmë”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"