Ikardi: Inter i çmendur, arritëm objektivin Champions. Tani për merkaton i takon klubit..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 23:14

Ikardi: Inter i çmendur, arritëm objektivin Champions. Tani për merkaton i takon klubit..

Mauro Ikardi foli për Premium Sport pas fitores ndaj Lacios, dhe preku edhe çështjen e të ardhmes.

ikardi

“Lacio është një skuadër shumë e fortë. Sot bëmë një ndeshje jo të mirë, por ashtu si me Juventusin, patëm forcën për të përmbysur garën. Championsi ishte objektivi unë kryesor dhe jemi të gëzuar për këtë arritje. Spaleti ka meritat e tij, ia dedikoj të gjithë shokëve këtë arritje, nga i pari te i fundit. E arritëm të gjithë së bashk. Faulli i De Vraj? Ai është një profesionist, dhe luajti deri në fund për ekipin e tij. Vitin tjetër do përmirësohemi akoma më shumë. Ky Inter është i çmendur, edhe tifozët e pamë. Përforcime në merkato? Shoqëria do përpiqet të bëjë mirë, ashtu si vjet. Do fillojmë sërish nga themelet. Nëse vijnë lojtarë të rinj, do i mirëpresim me krahë hapur. Botërori? Nesër jepet lista përfundimtare, do shohim nëse do jem pjesë e listës.” – deklaroi Ikardi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"