“Ikardi i terrorizuar”, telenovela me Uandën lë me pasoja bomberin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 20:03

“Ikardi i terrorizuar”, telenovela me Uandën lë me pasoja bomberin

Ikardi-Uanda mesa duket i kanë ulur gjakrat mes tyre dhe janë kthyer normalitetit. Intervista e fundit e modeles ka sqaruar disa të pathëna për çiftin, megjithatë jo gjithçka është si më parë sidomos tek sulmuesi.

IKARDI UANDA NARA

Nëpër mediat e ndryshme është vënë re një ndryshim në sjellën e çiftit sa herë ata janë afër njëri tjetrit. Disa ekspertë në televizionet argjentinase kanë analizuar sjelljet e tyre, të cilat janë si pasojë e një telenovele të gjatë, të mbushur me skandale.

Reagimet e Uandës

“Kur Ikardi flet, Uanda nuk e sheh direkt në sy por fokusohet tek pijet. Asaj nuk i intereson se çfarë Mauro thotë sepse e di se çfarë do të flasë. Kur ai vjen ta puthi ajo nuk e prek fare, edhe pse gjërat kanë përfunduar. Kjo është një shenjë mosbesimi. Këto janë gjeste që ne bëjmë kur nuk kemi besim tek njeri.

Reagimet e Ikardit

“Ai ka pasiguri, ka një frikë. Kur ulet në karrige bën lëvize në disa momente. Ai është i terrorizuar”.

Skandalet e publikuara nëpër media kanë lënë shenjë tek çifti Ikardi-Uanda, ta cilët edhe pse kanë pranuar që i kanë sheshuar mosmarrëveshjet. Tani Ikardi do të mendohet dy herë përpara se të bëj ndonjë veprim, sepse Uanda po e vëzhgon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"