Ikardi: Gjuri “ok”, gati për Milanin! Rinovimin e di klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 22:34

Ikardi: Gjuri “ok”, gati për Milanin! Rinovimin e di klubi

Në përfundim të fitores kundër Veronës, ku “firmosi” me një dopietë, Mauro Ikardi është ndalur nga mikrofonat e “InterTV”: “Bëra detyrën, pra golin. Jam i lumtur sepse skuadra fitoi. Kjo është mënyra më e mirë për të përgatitur derbin, mund ta punojmë ndeshjen më të qetë: kanë mbetur edhe tri ditë (sot dy). Celebrimi? Një emocion fantastik të hysh në historinë e këtij klubi është diçka e rëndësishme për mua. Shpresoj të shënoj edhe në derbi, në fazën e parë më shkoi mirë (tripletë që i dha fitoren 3-2 të zikaltërve). Do jetë një provë e madhe, nga e cila do kuptojmë diçka më shumë rreth nesh”.

Ikardi2

MASKA DHE RINOVIMI – Derbi, pra, është një etapë thelbësore: “Por duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur, ka vijuar kapiteni. – Ndryshimi i ritmit? Në krahasim me periudhën e kaluar kemi ndryshuar mënyrën e të punuarit, përndryshe kuptuam se do kishte përfunduar keq… Perisiç? Me të kuptohemi shumë mirë, më sheh në fushë dhe i njeh lëvizjet e mia: për këtë flasim vazhdimisht. Maska me fytyrën time? Një gjest shumë i bukur, nuk di si t’i falënderoj tifozët”. Ikardi u ndal shkurtimisht edhe për “Premium Sport”: “Gjuri nuk më shqetëson, akulli ishte vetëm një masë paraprake. Rinovimi? Nuk mund të flas, pyesni Auzilion… “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"