Ikardi e ka nxjerrë jashtë loje, Kavani u tregon vendimin e tij drejtuesve të PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 17:21

Ikardi e ka nxjerrë jashtë loje, Kavani u tregon vendimin e tij drejtuesve të PSG-së

Edinson Kavani nuk dëshiron të presë fundin e sezonit për të ndryshuar skuadër, por kërkon të largohet që tani nga PSG-ja.

kavani2

“Calciomercato” mëson se 32-vjeçari uruguajan u ka bërë me dije drejtuesve të klubit francez se nuk pranon të qëndrojë në stol, por kërkon të aktivizohet si titullar. Ardhja e Mauro Ikardit në formë huazimi e ka lënë jashtë formacionit bazë Kavanin, i cili është aktivizuar në këtë pjesë të sezonit në 14 takime duke shënuar 5 gola dhe ka dhuruar një asist.

Atletiko Madridi është në “pole position” për të blerë Kavanin, i cili ende nuk ka vendosur se cilin klub do të zgjedhë për të ardhmen. Por, këmbëngulja e tij për të ikur që në janar nga PSG-ja i ka motivuar shumë klube europiane për të mirëpritur 32-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"