Ikardi: Duhet mundur Juventusi për të fituar titullin, Interin e kam në gjak prej Adrianos e Martinsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 19:46

Ikardi: Duhet mundur Juventusi për të fituar titullin, Interin e kam në gjak prej Adrianos e Martinsit

Vendi i parë, objek tivi Champions dhe ëndrra titull, pa harruar as sfidën ndaj Juves. Mauro Ikardi i ka thënë të gjitha në një intervistë për “La Gazzetta dello sport”. Dhe thotë mbi të gjitha që ky është një Inter i ri që ka nisur një rrugë me bindje se është e duhura.

ikardi

Asnjë shpërqendrim në këto vite. Gjithmonë Interi në kokën tuaj, pavarësisht sukseseve të pakta. Nga lind dashuria për këtë klub?

Faj i Adrianos e Martinsit. I vogël luaja gjithmonë me Interin në “PlayStation”: Adriano ishte një “bishë” e Martins, shumë i shpejtë. Më pëlqente edhe fakti që argjentinasit kishin bërë historinë e kësaj fanelle. Në ato kohë nuk isha tifoz, por ndodhi kështu që këto ngjyra nisën të më hyjnë në zemër. Gjithashtu, ka një tjetër histori që më lidh me Interin.

Një ditë, kur jetoja në Kanarie, disa miq të familjes shkuan në Milano për pushime, bënë edhe turin e “San Siro”-s. U kthyen me dy bereta, një të Interit e një të Milanit. Ishin për mua dhe një mikun tim: zgjodha unë i pari dhe mora atë të Interit pa dyshimin më të vogël. Ja pra, ndoshta në atë moment u bëra tifoz. Qe një emocion i vërtetë kur Morati personalisht më donte me çdo kusht, kur më bleu nga Sampi.

Rikthehemi në aktualitet: çfarë ka ndryshuar nga viti i kaluar?

Lojtarët janë kryesisht të njëjtit… Ka ndryshuar ambienti përreth skuadrës. Dhe një pjesë e madhe e meritës i shkon trajnerit Spaleti dhe mirëkuptimit të tij me drejtuesit. Na e përshkruani Spaletin. Ka një personalitet shumë të fortë, di të përcjellë menjëherë atë që ai do dhe që sheh të arsyeshme. E ka ndihmuar shumë grupin, ka hyrë në mendjet tona, ka ndryshuar aq shumë gjëra në kaq pak kohë.

ikardi kielini

Flitet për një punë të shkëlqyer në fushë.

Në fushë thuajse çdo trajner punon mirë. Spaleti është sigurisht i zoti në këtë kah, por diferenca mbi të gjitha është jashtë fushës; kësaj i referohesha kur fola për një ambient ndryshe, një tjetër klimë. Vitin e kaluar shkuam në grumbullim me Mançinin, pastaj erdhi De Bur disa ditë përpara nisjes së kampionatit; dhe ja tek ikën De Bur e vjen Pioli. Ndërsa sot gjithç- ka është më e qartë në skuadër dhe kjo na ka dhënë siguri, të gjithë janë vënë në kushte të punojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. U pa që nga grumbullimi në verë…

Hapi cilësor i epokës “Spaleti” u pa mbi të gjitha në mentalitet, ndërsa vitin e kaluar mjaftonte një pengesë e vogël për t’u rrëzuar.

Sipas meje, kur gjërat jashtë dhomave të zhveshjes nuk janë të qarta, krijohet gjithmonë konfuzion, që më pas përhapet ngado. Nuk mund të synosh objektiva pa zgjidhur fillimisht disa probleme.

ikardki

Çfarë do simbolizojë Juventus-Inter?

Duhet t’i japë vazhdimësi asaj që kemi nisur. Nuk jemi rastësisht të parët, por duhet ta përballojmë këtë mbrëmje si një nga etapat e një gare të gjatë. Në lojë janë gjithmonë tri pikë, nuk duhet ta harrojmë. Por, gjithashtu, e njohim kuptimin e një sfide të tillë, duhet ta luajmë me inteligjencë, pa harruar objektivat tona.

A është një Inter për titull?

Qëllimi ynë është të kualifikohemi në Champions, këtë në ka kërkuar klubi, ky është objektivi ku nuk duhet të dështojmë.

Tifozët megjithatë ëndërrojnë…

Është e drejtë për ta, ne kemi detyrim të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ta nisim nga Champions-i, nëse edhe tri-katër ndeshje nga fundit do jemi në këto rrethana, do nisim të mendojmë për më shumë.

ikardi

Me Mançinin e mbyllëm në krye fazën e parë, e megjithatë e mbyllëm keq (në vendin e katërt, që në atë kohë nuk të kualifikonte për në Ligën e Kampionëve). Përse duhet të përfundojë ndryshe këtë vit?

Të gjithë kemi mentalitetin e duhur. Jemi të qetë, konkretë, të sigurt, tani na duhet vetëm që edhe tifozët të na japin një ndihmë në këtë drejtim.

Vitin e kaluar, Juve-Inter u mbyll me nervozizëm: Perisiç u përjashtua me karton të kuq, u skualifikuat edhe ju për një top të lëshuar shumë pranë Ricolit. Çfarë klime do ketë nesër (sot) në Torino?

Eh, nëse ndodh si vitin e kaluar, trajneri na pret kokën… Tensioni të bën shaka të hidhura. Por, sot dimë se si të menaxhojmë çdo situatë, jam i sigurt. Kemi mentalitetin e duhur për të përballuar një sfidë të tillë.

Po shohim Ikardin më të mirë të gjitha kohërave?

Jo, më e mira duhet ende të vijë.

Ikard gol me tifozet

Po shikojmë megjithatë një sulmues të kompletuar, që shënon me vazhdimësi pa harruar të vendosë këmbët dhe zemrën në gatishmëri të skuadrës.

Këtu është shumë e rëndësishme puna që trajneri bën gjatë javës. Na përsërit çdo ditë: “bëni gjithmonë diçka më shumë për të ndihmuar shokun e skuadrës”. Spaleti t’i përsërit vazhdimisht konceptet e tij, e nuk është rastësi që në fushë hynë të motivuar edhe lojtarët e stolit.

Mesatare golash mahnitëse, e juaja: me këtë ritëm mund të “sulmoni” rekordin e Higuainit.

Vitin e kaluar shënova 24 gola dhe nuk fituam asgjë. Sigurisht, dëshira ime është të shënoj shumë, por vetëm nëse shërbejnë që Interi të rikthehet atje ku i takon, në Champions për t’u kuptuar.

Ikardi, sot është lojtar i nivelit botëror? Apo i mungon diçka?

Më mungon Europa. Për të qenë në maja duhet të rris nivelin. Seria A është një kampionat madhështor, por Liga e Kampionëve është një hap thelbësor, i nevojshëm.

Ikardi Inter

Mauro Ikardi, a ka një model?

Nuk kam parë kurrë shumë futboll në përgjithësi. Gjithsesi, idhulli im ka qenë gjithmonë Batistuta, ndërsa te Barcelona pëlqeja Etonë.

Vendosini në radhë të mëdhatë e kampionatit?

Risia, atje lart ku jemi ne këto vitet e fundit. Juve, Napoli e Roma dominojnë prej disa kampionatesh, në veçanti Juventusi fiton titullin prej gjashtë vitesh radhazi. Ne megjithatë ndihemi mirë në grup, po ndërtojmë diçka të rëndë- sishme, jemi pranë atij niveli dhe duhet të ndjekim këtë rrugë pa pasur dyshime, të bindur se është ajo e duhura.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"