Ikardi: “Dua gol me Argjentinën”, por trajneri Skaloni zgjedh Lautaron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 17:26

Ikardi: “Dua gol me Argjentinën”, por trajneri Skaloni zgjedh Lautaron

“Unë dhe Lautaro qëndrojmë gjithmonë bashkë, po përpiqemi të mësojmë diçka nga njëri-tjetri për të krijuar diçka të rëndësishme”. Një pjesë e Interit është shkëputur dhe momentalisht ndodhet në Ezeiza, pozicioni i zgjedhur nga Argjentina për grumbullimin në prag të miqësoreve kundër Meksikës, të programuara për nesër (e para) dhe 20 nëntor.

ikardi lautaro

Për mikrofonat e gazetarëve lokalë është prononcuar Mauro Ikardi, kapiteni interist, drejt prezencës së shtatë me fanellën bardhekaltër, me shpresën për të gjetur sa më shpejt golin e parë: “Unë jam i qetë, – siguroi. – Është normale që objektivi im është të shënoj, jam sulmues e këtu në kombëtare po jap versionin tim më të mirë. Edhe tek Interi ndodhi që fillimisht nuk po shënoja, por gjendem gjithmonë gati në zonë dhe qëndroj me besim”.

SKALONI ZGJEDH… LAUTARON – Ikardi në vijim ka folur për trajnerin aktual të përkohshëm, Skalonin: “E meriton këtë mundësi, bën gjithçka për t’u siguruar që lojtarët e tij të ndihen mirë. Kushedi nëse do na drejtojë edhe në Kupën e Amerikës në mars. Kemi nisur një cikël të ri me shpresën për të arritur rezultate të mëdha”.

Mauro-Icardi-Lautaro-Martinez-Fall

Objektivat? “Ëndërroj një Botëror: dua të luaj atë të radhës në Katar, por përpara të fokusohemi te Kupa e Amerikës”. Ikardi-Lautaro, sakaq, do duhet të presin për të luajtur bashkë: ashtu si Spaleti tek Interi, as Skaloni nuk e sheh të arsyeshme për t’i vendosur të dy në sulm.

Edhe pse për momentin janë thjesht miqësore. Të radhës, nesër, Argjentina e luan me Meksikën (17/11, ora 01:00). Trajneri argjentinas dje zbuloi 11-shen: Marçesin, Saravia, Foith, Funes Mori, Taljafiko, Korrea, Lo Çelso, Paredes, Acunja, Dibala e Lautaro Martínez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"