Ikardi: Barazuam ndaj skuadrës më të mirë në botë, Vesinon në fushë edhe nëse po vdes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 0:02

Ikardi: Barazuam ndaj skuadrës më të mirë në botë, Vesinon në fushë edhe nëse po vdes

Kapiteni Mauro Ikardi, ishte protagonist me golin e shënuar në minutën e 87-të, duke i dhënë një pikë të çmuar Interit në përballjen ndaj Barcelonës. Edhe pse përballë kishin një skuadër të kalibrit të lartë, zikaltërit provuan me të gjitha mënyra, teksa barazimi ishte rezultati i drejtë. Në prononcimin pas ndeshjes, Ikardi u shpreh:

Ikardi

“Ne kemi vuajtur, sepse kemi luajtur kundër asaj që unë mendoj se është skuadra më e mirë në botë, sepse kundërshtarët tanë kanë vendosur posedimin e tyre të topit klasik, por nuk kemi hequr dorë, gjithmonë duke qëndruar në ndeshje, dhe në fund erdhi barazimi. Ndoshta mund të bëjmë pak më shumë, kështu që mund ta fitonim edhe këtë ndeshje.

Shembulli që duhet të ndjekim është ai i ndeshjes ndaj Totenhemit, kemi besuar, kemi vazhduar të luajmë dhe në fund erdhën dy golat.

Vesino? Atë e kemi për shans, është gjithmonë i përfshirë. Me gol apo me asist, e mbajmë në fushë edhe nëse po vdes nga lodhja”, u shpreh Ikardi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"