“Ik, mercenar”/ Tifozi shan Di Marian, argjentinasi i përgjigjet: Je ti që nuk e meriton Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 18:04

“Ik, mercenar”/ Tifozi shan Di Marian, argjentinasi i përgjigjet: Je ti që nuk e meriton Juventusin

Angel Di Maria është bërë protagonist i një shkëmbimi publik komentesh me një tifoz të Juventusit, i cili mendon se argjentinasi, ashtu si shumë të tjerë, duhet të largohen nga bardhezinjtë pasi nuk kanë dhënë maksimumin që pritej nga ata për kubin.

di maria

Futbollisti argjentinas, ka qenë në qendër të kritikave për shkak të formës të dobët që ka shfaqur së fundmi, duke mos ndihmuar ekipin të kalonte një periudhë mjaft negative në kampionat e Europë.

“Ik nga Torino. Ti, Paredes dhe të gjithë mercenarët që nuk dinë çfarë do të thotë të kesh të veshur fanellën e Juventusit. Ik zhduku”, shkruante tifozi italian i cili i drejtohej futbollistit në këtë mënyrë.

Di Maria këtë radhë nuk ka përtuar t’i përgjigjet fjalë për fjalë. “Ai që nuk e meriton të ketë fanellën e Juventusit je ti, pasi skuadra dhe lojtarët në pankinë janë me Juventusin në 100% deri në fund. Ajo që po bën është që po tregon se je me Juventusin vetëm në të mirë dhe jo në të keqe. Të dëgoj një përshëndetje të madhe. Unë deri në fund. Jo si ti”, shkruante argjentinasi si përgjigje.

dfgdfgdfgdfg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"