Igli Tare kërkon të bëjë goditjen e madhe me parametra zero, synon të rikthejë në Serinë A ish-sulmuesin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2021 | 18:27

Igli Tare kërkon të bëjë goditjen e madhe me parametra zero, synon të rikthejë në Serinë A ish-sulmuesin e Interit

Stevan Jovetiç të cilit i ka skaduar kontrata me skuadrën e Monakos është në radarët e Lacios.

JOVETIC

Sipas asaj që shkruan iberikja “El Mundo Deportivo”, në shënjestrën e ish-sulmuesit të Interit ndodhet Lacio me Igli Taren që po e ndjek me interes për të tentuar goditjen e madhe me parametra zero.

Pas 31-vjeçarit është dhe klubi spanjoll i Granadës, por malazezi nuk do t’i thonte “JO” një rikthimi të tij në Serinë A ku më parë ka mbajtur veshur fanellat e Fiorentinës dhe Interit. Në këtë sezon me skuadrën nga Principata, Jovetiç ka koleksionuar gjithsej 33 prezenca nga ku e ka tundur 7 herë rrjetën dhe ka dhuruar dhe një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"