Iftari bën bashkë lojtarët e Superiores, imami Ahmed Kalaja: Jam me Tiranën. Muça:Futbollistët e Partizanit janë duke ardhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 21:54

Iftari bën bashkë lojtarët e Superiores, imami Ahmed Kalaja: Jam me Tiranën. Muça:Futbollistët e Partizanit janë duke ardhur

Iftari i sotëm ka bërë bashkë kundërshtarë të Tiranës, Partizanit, Laçit dhe Skënderbeut.
ahmed kalaja
“Top Channel” ndoqi nga pranë darkën e muajit të shenjtë të Ramazanit të disa prej lojtarëve të Kategorisë Superiore. Mario Morina, Bedri Greca, Julian Shehu Abdurrahman Fangaj, Edvan Bakaj dhe Gentian Muça ishin në shoqërinë e imamit Ahmed Kalaja.

Në një prononcim për gazetarin Endi Tufa, imami Kalaja u shpreh i gëzuar që kjo natë e veçantë bashkon lojtarët e Kategorisë Superiore. Ai zbuloi se është tifoz i Tiranës dhe i pëlqen të luajë si mbrojtës.
imami
“I përshëndes të gjithë futbollistët. Janë çunat më të mirë. Kanë një edukatë shumë të mirë, njerëzit i duan shumë, edhe unë. Rrezatojnë energji pozitive. Janë shembull i mirë për rininë. Janë shembull i krijimit të një familjeje të shëndoshë. Shumë besimtarë të xhamisë janë dhe lojtarë të kampionatit dhe kombëtares së Shqipërisë. E mbaj veten si mbrojtës në kalçeto. Xhamia është e gjelbër dhe i pranon të gjithë. Është e fortë në një moment kur një lojtar i Tiranës gjen pranë duke u falur një lojtar të Partizanit. Unë jam me Tiranën”, deklaroi imami Ahmed Kalaja. ç
muca
Ndërsa nga ana tjetër, zv-kapiteni i Tiranës Gentian Muça zbuloi se lojtarët e Partizanit ishin në rrugë e sipër drejt Iftarit.

“Nuk është vetëm ideja ume, por dhe traditë e atyrë që agjërojnë. Kemi kolegë, jo vetëm në skuadrën tonë, por dhe në të tjera që agjërojnë. Ndihemi të privilegjuar. Falenderoj imamin, që është i kërkuar shumë në shoqëri.

Lojtarët e Partizanit? Janë në telefon me zv-trajnerin e Partizanit. Janë rrugës”, u shpreh Gentian Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"