Idrizi “zbërthehet”: Ja shifra e çmendur që i kam ofruar Hasanit, Ekubanin e pres deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:35

Idrizi “zbërthehet”: Ja shifra e çmendur që i kam ofruar Hasanit, Ekubanin e pres deri në fund

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Zona Gol” në Supersport, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, foli për klubin vlonjat që drejton, dhe për shumë tema që rrethojnë ekipin.

idrizi

Mungoi Gjici?

Shako, mos i hap udhë rrugëve të komplotit.(qesh)

Fusha në gjendje të mjerushme…

Në ndeshjen me Skënderbeun do shihni fushën në kushte të tjera. Është e katërta herë që e bëjmë. Temperaturat këtu janë shumë më të larta, se ato në Korçë.

Administrator apo president tek Flamurtari?

Do quhem administrator, deri sa Shqipëria të ndahet nga komunizmi. Më vërtetoni nëse në sport ka kapitalizëm këtu në vendin tonë. Nuk është kapitalizëm. Vetëm Partizani është një klub privat. Të gjithë të tjerat lidhen me diçka publike.

Licencimi i klubit…

Nuk parashikoj dot, shpresoj të shkojmë në Europë. Me bashkinë kemi të njëjtën situatë, këshilli nuk i njeh borxhet qe kemi paguar ne. Deri më tani askush nuk e merr përsipër. Ka një problem, kryetari bashkisë më thotë se nuk kemi borxhi. Borxhin real ata thonë qe e kanë ngarkuar. Problemi është se janë borxhe të mbledhura nga menaxhimi i mëparshëm. Do shkojë në gjyq kjo punë. Dikush më kthen përgjigje në ‘Facebook’, dikush më thotë që do mblidhet këshilli. Janë 400 e ca mijë euro borxhe. Askush nuk merr përsipër të mbrojë firmën e vet”.

Ëndrra në këtë sport?

Ëndrra ime e parë dhe e fundit është “Vlora Sport”. Dua të ndërtoj një klub ku presidenti nuk ekziston, gjithçka do të vendoset vetë nga bordi drejtues dhe stafi i klubit.

Keni marrë ndonjë përgjigje negative nga ndonjë lojtar?

Lojtari që kam kërkuar, ka qenë Hasani i Shkëndijës. Ai më tha se do pres një ofertë nga Arabia Saudite, dhe më pas do vij te ju. I kemi dërguar edhe ofertën Ekubanit, dhe prit deri në ditët e fundit të gushtit.

Kale…

Lojtari na ka ardhur dhe na ka thënë që jam lojtar i lirë, firmosi me një kontratë 1-vjeçare. Më pas, nëpërmjet shtypit, mora vesh se ai ka pasur një kontratë me Kukësin. Tani, i thashë që të lutem zgjidhe me Kukësin, dhe hajde tek ne.

Ekuban dhe Hasani..

Flamurtari i ka bërë një ofertë që të paguajë gjysmën e rrogës që i paguan Lids. Hasanit i kam bërë një ofertë 250 mijë euro, po është e vërtetë.

Tare ju ka ofruar një tjetër lojtar, këtë herë nga Napoli…

Pjesërisht, është e vërtetë. Është pak interesant në lidhje me shokët e ekipit, prandaj nuk po e hedhim edhe hapin final për ta marrë.

Pse asnjë lojtar nga Turqia?

Po të sillnim edhe lojtarë nga Turqia, do bëhej një spec djegës plus, dhe do bëhej një patëllxhan i madh…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"