Idrizi tha se ka paguar 470 mijë euro borxhe, reagon Bashkia e Vlorës: Të sjellë kërkesën, më pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 20:59

Idrizi tha se ka paguar 470 mijë euro borxhe, reagon Bashkia e Vlorës: Të sjellë kërkesën, më pas…

Bashkia e Vlorës reagon nëpërmjet një deklarate pas interesimit të “Panorama Sport”, ku administratori Sinan Idrizi kërkon zhvillimin e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak për çështjen e borxheve të prapambetura. “Në Bashkinë e Vlorës ende nuk ka mbërritur kërkesa e Klubit të Futbollit Flamurtari.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

Me mbërritjen e saj, bashkia do të shikojë të gjitha oportunitetet dhe hapësirat brenda kornizës së ligjit, për çështjen në fjalë”, shprehen burime zyrtare pranë bashkisë. Pak ditë më parë, administratori Sinan Idrizi deklaroi se do të kërkojë të mblidhet Këshilli Bashkiak për t’i kthyer detyrimet që ai ka paguar.

Administratori deklaroi disa ditë më parë se: “Këtë histori kemi ne gjithmonë, në çdo kampionat. Janë shuma që ne nuk i përballojmë dot. Shifrat i dinë, por duhet që ato të kthehen në kontot e ekipit. Vitin e parë që ne morëm Flamurtarin në muajin janar, këshilli mori vendimin që 200 milionë lekët që u miratuan të kalonin për të shlyer borxhet. Na dhanë vetëm 30 milionë dhe ngelëm me kaq. Të tjerave nuk u del për zot njeri.

Me këto shuma patjetër që do të ketë probleme me mbarëvajtjen e klubit”, theksoi numri një i klubit kuqezi. Idrizi thotë se ka paguar 470 mijë euro, ndërsa apelon që këto lekë të kthehen në llogarinë e klubit, pasi mungesa e tij mund të sjellë probleme në funksionimin normal të aktivitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"