Idrizi: Stafi dhe lojtarët të marrin përgjegjësi, kemi probleme edhe brenda vetes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 16:47

Idrizi: Stafi dhe lojtarët të marrin përgjegjësi, kemi probleme edhe brenda vetes

Në një intervistë për Supersport, administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi, shprehet se pavarësisht vendimeve të arbitrave, lojtarët dhe stafi i ekipit të tij duhet të marrë përgjegjësi për situatën që po kalon skuadra.

idrizi

Luftoni për në Europë, por ka pasur zëra se mund të mbeteni jashtë nga mosshlyerja e borxheve?

Nuk e di nga i merni këto lajme. Ne si kompani që drejtojmë Flamurtarin, nuk do të bëhemi pengesë për të kapur Europën.

Prisni më tepër nga ekipi në këto momente?

Janë një sërë faktorësh, Duke filluar që nga arbitrimi deri tek gjëndja e ekipit. Është modë në Shqipëri që kur ka probleme nga arbitrimi, ankohen vetëm për atë, por nuk ka edhe marrje përgjigjësie. Flamurtari ka probleme edhe brenda vetes në këtë sezon.

Mosmarrjen e përgjegjësive e keni për një pjesë të lojtarëve, apo për stafin?

Stafi, lojtari të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre. Siç lavdërohemi kur kemi situata të favorshme, ashtu duhet të marrim edhe përgjegjësi në momente të dobëta.

A do e shohim Flamurtarin për vendet e para në renditje, dhe të mos diskutohet më për mbijetesë?

Flamurtari është më i miri i kohës sime. Ne do vazhdojmë punën tonë. E përsëris, marrja e përgjegjësive është mbi gjithçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"