Idrizi: Mos të bëhemi si qaramani, titulli do të diskutohet midis Flamurtarit dhe Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 22:46

Idrizi: Mos të bëhemi si qaramani, titulli do të diskutohet midis Flamurtarit dhe Kukësit

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi është shfaqur i lumtur pas triumfit ndaj Kukësit, në sfidën e zhvilluar në Kamzë. Në prononcimin për gazetarët pas ndeshjes, Idrizi u shpreh se titulli këtë sezon do të diskutohet mes Flamurtarit dhe Kukësit.

idrizi

“Besoj se Kukësi ka një super ekip, një super tifozeri, një super president. Fati ishte me ne, bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe kaq. Unë jam te kjo, që para një muaj e gjysmë nuk e kam marrë seriozisht, këtë vit kampionati do diskutohet midis Flamurtarit dhe Kukësit. Nuk dua të merrem fare me histori arbitrash, flasim për futbollin arbitrat janë histori tjetër. Mos të bëhemi si qaramani. Për treshen e parë do luajë Kukësi me Flamurtarin, të tretin nuk e di, dy ekipe i di. Flamurtari ka kohë që po bën ndeshje të bukura”, u shpreh Idrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"