Idrizi kundër Takajt dhe Gjicit: Forconi ligjin, nëse doni bojkot atëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 15:32

Idrizi kundër Takajt dhe Gjicit: Forconi ligjin, nëse doni bojkot atëherë…

Sinan Idrizi ka kërkuar  gjithmonë civilizimin e stadiumit, madje duke marrë edhe masa të mbylljes së tij për tifozët, për shkak të fjalorit të përdorur. Ai është i një mendimi tjetër nga dy kolegët e tij, përkatësisht Gjici dhe Takaj, që kanë bërë thirrje për bojkot, nëse policia nuk rikthehet në stadiume.

idrizi

Në një intervistë për “Top Channel” administratori i Flamurtarit sqaron pozicionin e tij. “Policia në stadiume nuk është një akt civil. Bojkoti nuk duhet mbështetur. Duhet të forcojmë ligjin. Nuk mbahet me polici çdo gjë në Shqipëri. Duhet ta zgjidhim nëpërmjet dialogut, jo ta bojkotojmë. Nëse doni bojkot atëherë t’a bojkotojmë për arbitrat që vijnë me xhepat plot dhe për shitjet e ndeshjeve. Ne nuk zgjidhim dot problemet e tjera, jo këtë. Jam dakort që është shpenzim për klubet. Anglezët përshembull e shtrënguan përmes ligjit, vendosni kamerat dhe evidentoni ata që sjellin dhunë.” përfundon Idrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"