Idrizi konfirmon Beharin në krye të stolit për sezonin e ardhshëm, Flamurtari kërkon Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 11:58

Idrizi konfirmon Beharin në krye të stolit për sezonin e ardhshëm, Flamurtari kërkon Europën

Flamurtari do të fillojë nga Ardi Behari. Sipas asaj që konfirmon “Super Sport”, administrato i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka konfirmuar Beharin në stol për sezonin e ardhshëm.

behari

Vlonjati do të ndërtojë ekipin për pretendime në Europa Ligë. Me konsensusin e tij janë arritur edhe rinovimet e Mustës, Hyseinit dhe Bushiçit. Me Beharin në stol Flamurtari arriti të siguronte mbijetesën sezonin që lamë pas. Ish-futbollisti i Flamurtarit, Partizanit dhe Tiranës, më parë ka mbajtur postin e drejtorit teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"