Idrizi i bindur për finalen: Kupa është e jona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 22:28

Idrizi i bindur për finalen: Kupa është e jona

Sinan Idrizi nuk i vë kushte ekipit. Edhe dje për “Panorama Sport”, administratori i klubit vlonjat u shpreh se, edhe pse Flamurtari fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës me Skënderbeun, nuk ka kushte edhe pse Kupa mbetet e mirëpritur në Vlorë. Fillimisht, Idrizi u shpreh me batutë.

idrizi

“Kupa është e jona. Fituam ndeshjen e parë, por nuk kemi pretendime. Unë e kam thënë edhe më parë që, këtë sezon objektiv kemi vetëm respektimin e fanellës”, përfundoi Idrizi, duke mos dashur të vendosë nën presion ekipin. Mesa duket mbledhja që administratori zhvilloi me skuadrën dhe stafin teknik në fillim të javës, rezultoi efektive. Fillimisht trajneri Shpëtim Duro mendoi largimin, por Idrizi e rikonfirmoi, duke i dhënë besim absolut jo vetëm për këtë sezon, por edhe të ardhshmin. Menjëherë ekipi reagoi në ndeshjen ndaj Skënderbeut, duke arritur fitore 0-1 në sfidën e parë gjysmëfinale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"