Idrizi është i qartë : Kërkoj atë që kërkojnë të gjithë vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 15:55

Idrizi është i qartë : Kërkoj atë që kërkojnë të gjithë vlonjatët

Sinan Idrizi kërkon Kupën e Shqipërisë. Administratori është mjaft i qartë dhe i prerë në objektivin që kërkon. “Unë për ndeshjen me Skënderbeun kërkoj atë që kërkojnë të gjithë vlonjatët, të gjithë tifozët. Dua që të bëhet maksimumi në këtë ndeshje. Nuk jam unë vetëm ai që e dua këtë trofe në Vlorë, por të gjithë”, tha dje Idrizi.
Idrizi

Kujtojmë se Idrizi ka shmangur disa herë penalitetet ndaj skuadrës së tij, edhe pse vlonjatët kaluan pothuajse një fazë kampionati pa marrë asnjë fitore. Flamurtari e ka fituar ndeshjen e parë në Korçë me rezultatin 1-0 dhe ka shpresa të mëdha për të shkuar në finale, por humbja në kampionat 3-0 me Skënderbeun ka shtuar disi ankthin në kampin kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"