Idrizi: Duka, si Napoloni te ferma e kafshëve. Po luajnë me nervat tona, durojmë deri në mars
Flamurtari do të protestojë të dielën. Shkak, vendimet e fundit të gjyqtarëve për penallti të padhëna dhe të paqena. Klubi i Futbollit Flamurtari ka vendosur të zhvillojë të dielën, në orën 17:00, protestën, e cila do të jetë paqësore.
Është parashikuar që klubi të shtyjë me 15 minuta ndeshjen me Kamzën që do të luhet në Vlorë. Gjatë kësaj kohe, pritet që tifozët të protestojnë me banderola, por edhe në kor. Klubi pritet që sot të paraqesë në Policinë e Vlorës edhe kërkesën për protestën që do të zhvillohet të dielën, nga ora 17:00 në orën 17:15.
KONFIRMIMI
Sinan Idrizi konfirmon protestën e së dielës për vendimet e fundit të gjyqtarëve. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori Idrizi theksoi se gjyqtarët që gabojnë me Flamurtarin, gradohen nga FSHF. “Problemi është i shëmtuar. Të gjithë arbitrat që gabojnë te Flamurtari gradohen në ndeshjen e radhës. Rasti i ndeshjes së Shkodrës gaboi, njerëzisht të paktën, u gradua ndeshjen e radhës. Por unë thashë mos kishim të bënim me një rast njerëzor, por është më tepër se flagrante. Unë pres një reagim, por nuk ka.
Sot (dje) më telefonuan tifozët dhe kërkojnë që të marrim leje në polici që të bëjnë një protestë, për 15 minuta, ku do të vonohet loja në shenjë proteste. Kemi të njëjtin problem në çdo ndeshje. Ne presim deri në mars, por këta qenkan burracakë. Në Labëri ka një shprehje që edhe ‘hasëm po ta kesh, zgjidhe fisnik’. Por të zbresësh në një fushe loje, dhe unë lexoja komentet në ‘Facebook’, nuk bëhet fjalë më për gjuhë, por për urrejtje. Ne u kemi dërguar disa letra FSHFsë për luftën e informalitetit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Këta e kanë strukturë. Më tha një tifoz pas ndeshjes në Tiranë: ‘Ti vetë e ke fajin, se nuk di t’i lagësh arbitrat…’ Këtu bëhet fjalë për një ndershmëri jo për ndonjë gjë tjetër. Nuk zënë më vend fjalët”, tha Idrizi.
PROTESTA
Administratori Sinan Idrizi diskutoi dje me tifozët për këtë protestë. Sipas kreut të klubit të Flamurtarit, protesta do të jetë paqësore dhe pa fyerje dhe sharje ndaj Dukës dhe familjarëve të tij. “Do të jetë protestë paqësore. U thashë tifozëve sot (dje), çfarë do bëni, ERMAL SIKA do shani me libër shtëpie, ‘Duka, Duka…’. Çfarë proteste do bëni? Mos e fyeni nga familja atë të FSHF-së, shani vlonjatshe. Nuk jemi klub pa zë. Por të ndërtosh një ushtri kështu… Duhet të merremi me gjinkallat dhe mushkonjat tani. Ideja është te kjo që po afrohet. Zoti i dhëntë jetë, por jo të luajë me nervat e shqiptarëve. Është bërë si Napoloni i atij librit te ferma e kafshëve, ku derri kishte marrë pushtetin. Le të mbretërojë. Ne do të presim deri në mars dhe do të jemi korrekt”, përfundoi Idrizi.
ERMAL SIKA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"