“Idhulli im është Ramos, kam ofertë nga një ekip italian”, mesfushori i Dinamos: Dua të kontribuoj për Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 16:05

“Idhulli im është Ramos, kam ofertë nga një ekip italian”, mesfushori i Dinamos: Dua të kontribuoj për Shpresat

Duket se ky do të jetë viti i Dinamos. Një ekip i ndërtuar me shumë kujdes, ku janë gërshetuar më së miri eksperienca me talentin. Një ndër lojtarët që po spikat te blutë në këto javë të para është edhe Alesio Mija. Mesfushori i lindur dhe rritur në Greqi kryeqytetasit i sheh si një “trampolinë”. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, 19- vjeçari rrëfen historinë e tij në futboll, ëndrrat, synimet e objektivat.
92704379_1269148396809002_8910664659263029248_o
Keni firmosur të parën kontratë si profesionist, i lumtur?
Shumë i kënaqur sigurisht. Kontrata ime e parë erdhi me një ekip të madh si Dinamo. Është nder për mua që mbaj të veshur fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Keni lindur dhe jeni rritur në Greqi. Pse u kthyet në Shqipëri?
Vështirësitë që rriteshin nga dita në ditë për të gjithë familjen time. Kjo na bëri të vendosim që të rikthehemi në Shqipëri.

Në çfarë moshe e keni nisur futbollin dhe në cilin ekip?
Fillimi im ishte që në moshën 6-vjeçare në akademinë e FC Lamia në Greqi. Aty qëndrova për disa vite deri në kthimin tim në Shqipëri.

Mesfushor me tipare mbrojtëse, cili është lojtari që ju frymëzon?
Mund të përmendja shumë, por po veçoj Serxho Ramos për cilësitë e tij mbrojtëse dhe prezencën që ka në fushën e lojës. Një lider i padiskutueshëm.
87371280_1226350231088819_5666026289740382208_o
Çfarë synimesh keni?
Për momentin, synimi im kryesor është të përmirësohem sa më shumë, të ndihmoj skuadrën në realizimin e objektivave dhe, pse jo, të arrij të jap kontributin tim edhe në Kombëtaren U-21.

I druheni konkurrencës te Dinamoja?
Përkundrazi, më vjen shumë mirë që konkurrenca në ekip është shumë e fortë. Kjo më shtyn të punoj dita-ditës më fort dhe të arrij të kem nivel më të lartë në fund të kampionatit. Kjo është edhe në shërbim të ekipit të Dinamos.

Sa i takon kampionatit, a është Dinamo gati për të bërë hapin e madh të ngjitjes?
Kampionati është i fortë, por objektiv për ne mbetet vetëm fitorja me këdo ekip që do të kemi përballë. Mendoj se ekipi është më shumë se gati për hapin e madh.

Drejtuesit e Dinamos janë italianë. Ju, si një talent në rritje, e shihni veten në futbollin italian në të ardhmen?
Kam komunikuar me klubin dhe jemi në dijeni të një oferte nga një ekip italian, por primare për momentin mbetet përmbushja e objektivit dhe të arrijmë aty ku Dinamo meriton të jetë.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"