“Idhulli im është Ramos”, flet De Ligt: Me Interin do të jetë e vështirë, por ne po bëjmë një sezon të shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 18:12

“Idhulli im është Ramos”, flet De Ligt: Me Interin do të jetë e vështirë, por ne po bëjmë një sezon të shkëlqyer

Matajs De Ligt iu dha nga “France Football”, çmimi si lojtari më i mirë i ri për vitin 2019.de ligt

Pasi mori çmimin e rëndësishëm për të, mbrojtësi holandez dha edhe një intervistë, ku foli për idhullin e tij dhe për situatën aktuale në Itali për kampionatin. “Idhullimi im është Serxhio Ramos, më pëlqen Pike dhe gjithashtu bashkëkombësi im Virxhil Van Dajk. Është një nder për mua dhe jam shumë i lumtur, ndodhem këtu falë shokëve të mi te Ajaksi vitin e kaluar dhe te atyre që kam te Juventusi këtë sezon.

Kampionati? Me Interin do të jetë e vështirë, ata janë një ekip i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer. Megjithatë edhe ne po bëjmë një sezon të shkëlqyer dhe duam të fitojmë gjithçka. Te Juventusi ka lojtarë të kalit botëror, të cilët më ndihmojnë të rritem dhe të bëhem edhe më i fortë.”, u shpreh De Ligt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"