Ideohet transferimi i bujshëm/ Roma i kërkon Juventusit shqiptarin Xhakomo Vrioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 0:04

Ideohet transferimi i bujshëm/ Roma i kërkon Juventusit shqiptarin Xhakomo Vrioni

Juventusi kërkon me çdo kusht yllin e Romës, Nikolo Zaniolo, teksa klubet po diskutojnë se cilët lojtarë mund të përdoren në shkëmbim, për të arritur të ylli italian.

zaniolo

Në skenë për këtë transferim të bujshëm ka dalë edhe emri i Xhakomo Vrionit, i cili së bashku me Fabio Miretin dhe Artur, mund të përdoren për të arritur te Zaniolo.

vrioni

Roma e vlerëson “heroin” që i dha trofeun historik europian në finalen e Tiranës me vlerën 50-60 milionë euro. “Tuttomercatoweb” raporton se klubi kryeqytetas do të kërkojë që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe Artur, Xhakomo Vrioni dhe Mireti, për të mundësuar transferimin e Zaniolos.

Bisedimet po vazhdojnë në prapaskenë për të përcaktuar se cilët lojtarë do të pranonte Roma si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për të ulur çmimin e kërkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"