Ideohet kthimi në Shqipëri, Majkëll Ngo mban pezull klubin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 21:41

Ideohet kthimi në Shqipëri, Majkëll Ngo mban pezull klubin e Superiores

Kastrioti vijon fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut, teksa deri më tani ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj klubit kosovar, Malisheva, që e humbi 4-0. Në program ishte edhe një takim me Vardarin, por që nuk u zhvilluar për shkak se disa lojtarë të ekipit krutan patën probleme fizike dhe stafi mendoi që testi të anulohej. 

ngoooo

Deri më tani nga ana e klubit krutan nuk është njoftuar për ndonjë ndeshje tjetër që mund të zhvillohet gjatë qëndrimit në Maqedoni. Megjithatë, gjasat janë që deri të dielën të ketë një axhendë të konfirmuar për mënyrën se si do të vijojnë përgatitjet e krutanëve në tokën maqedonase.

Ndërkohë, drejtuesit janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe në këtë periudhë kanë negociuar për të afruar anglezin që mbylli sezonin me Tiranën, Majkëll Ngo. Ky i fundit u ka lënë pezull krutanët, pasi po shqyrton disa mundësi të tjera. Në këto kushte, edhe klubi po shikon alternativa të tjera, kryesisht nga tregu i huaj.

Largimi i brazilianit Kaina ka prishur jo pak punë te Kastrioti, pasi aktualisht vetëm Spartak Ajazi është në majën e sulmit. Gjithsesi, merkatoja mbyllet më 31 gusht dhe deri në fund drejtuesit do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të plotësuar kërkesën që ka trajneri Çela para startit të kampionatit.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"