Ideja inovative e klubit anglez, ja risia që propozohet për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 17:36

Ideja inovative e klubit anglez, ja risia që propozohet për merkaton

Shifra të mëdha parash shpenzohen çdo merkato, dhe edhe këtë verë, Premier Liga dëshmoi se është shumë lart për sa i përket parave të harxhuara për futbollistët e rinj. Por, ka edhe klube që kanë shumë herë më pak mundësi se sa klubet më të mëdha angleze.

methode2Ftimes2Fprod2Fweb2Fbin2F4aaac574-aa23-11e8-8404-0bee60a6f70d

Plot 80 lojtarë u shitën nga klubet e Premier Ligës në ligat më inferiore në këtë merkaton, madje vetëm 1/3-ta e tyre në Championship. Kostot janë tejet të mëdha për ekipe me buxhete modeste, dhe klubi i Kristal Palasit, ka dalë me idenë që të huazojë falas, të rinjtë e moshave, por me kushtin e vetëm që ata të luajnë, e të mos jenë pjesë e stolit.

Mark Brajt, drejtori i zhvillimit të të rinjve u ka dërguar një ftesë të gjitha skuadrave angleze, si një sinjal paqeje dhe mundësie për rritjen e futbollit të moshave. Në idenë fillestare, Kristal Palas këmbëngul se huazimi i të rinjve duhet të shoqërohet me aktivizime të rregullta, duke përjashtuar rastet e dëmtimeve. Në të kundërt, ekipi që huazon të rinjtë te të tjerët do të dëmshpërblehet financiarisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"