Ideja e “çmendur” e Bajernit, gjërmanët gati të rikthejnë në stol…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 14:12

Ideja e “çmendur” e Bajernit, gjërmanët gati të rikthejnë në stol…

Bajerni i Mynihut para disa ditësh shkarkoi nga stoli Niko Kovaçin dhe deri më tani klubi ka zgjedhur të vazhdojë me Flik.

niko kovac

Por, bavarezët duket se për të ardhmen kanë plane të mëdha, të paktën kështu siç raporton “Bild”.

Kjo media gjermane hedh hipotezën se në pankinën e Bajernit mund të rikthehet Pep Guardiola, i cili kujtojmë ka qenë në krye të kampionëve të Gjermanisë, në vitet 2013-2016.

guardiola

Spanjolli duket se do i japë fund aventurës së tij te Siti në fund të ketij sezoni dhe Bajerni është gati ta rikthejë. Ndërkaq emra të tjerë që qarkullojnë për momentin në kampin bavarez janë, Alegri dhe Murinjo.

e7263e2d8604e3d73b73df9604b5ab95-41577-1573636562

Mbetet të shihet zgjedhje e Bajernit, që ka surprizuar me vendimet që ka marrë ndër vite për stolin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"