Ideja e çmendur e amerikanëve, kompeticion me të eliminuarat e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 11:01

Ideja e çmendur e amerikanëve, kompeticion me të eliminuarat e Botërorit

Mund të ketë një Botëror të vogël me skuadrat që nuk arritën të siguronin kualifikimin tek ai më i rëndësishmi “Rusi 2018”. Ideja e çmendur vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe federata e futbollit të këtij vendi që po mendon organizimin e një kompeticioni të rëndësishëm në verë me ekipet e eliminuara nga Botërori.

itali holande

Amerika mbeti vetë jashtë këtij kompeticioni dhe mendon se ekipet që nuk do të shkojnë në Rusi janë mjaftueshëm për të krijuar një tjetër kampionat të vogël dhe për të tërhequr vëmendjen. Holanda, Gana, Italia dhe Kili, pse jo edhe skuadra të tjera që mund të ftohen në të ardhmen do të ndërtonin një kampionat interesant.

Lëvizje që mund të ulë sadopak dëmin ekonomik që u ka bërë ky eliminim federatave të rëndësishme, por që do të gjente mbështetjen edhe të trajnerëve. Më shumë ndeshje për ta, do t’i ndihmonin për të bërë eksperimente dhe për të marrë përgjigje nga skuadrat e tyre.

Për momentin është thjesht një ide, por ende nuk kuptohet nëse do të bëhet fjalë për një turne miqësor që mund të zhvillohet në verë, apo do të ketë diçka zyrtare të mbështetur nga FIFA. Këta të fundit do ta marrin si një sfidë ndaj Botërorit, prandaj ideja e Amerikës mund të mbetet thjesht në letër. Një ndeshje Itali-Holandë mund të kishte vëmendje shumë herë më të madhe sesa një Suedi-Panama. Për këtë fakt, FIFA mund ta ndalojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"