Ideja e bujshme e Ronaldo “Fenomenit”, pas Marselos kërkon një tjetër legjendë të Brazilit për klubin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 16:01

Ideja e bujshme e Ronaldo “Fenomenit”, pas Marselos kërkon një tjetër legjendë të Brazilit për klubin e tij

Skuadra e Vajadolidit e cila është në pronësi të Ronaldo “Fenomentit” po kërkon të krijojë një skuadër të denjë për sezonin e radhës pas ngjitjes në La Liga, ku në listën e objektivave të klubit pas Marselos duket se ka përfunduar dhe një brazilian tjetër i cili është Dani Alvesh.

dani alvesh

Sipas raportimeve nga “UOL Esporte”, 39-vjeçari ka marrë një ofertë nga ana e Ronaldos për një kontratë një vjeçare me klubin ku do të vazhdonte të luante në nivele të larta për të mbajtur mundësitë të hapura për një grumbullim të tijin në Botërorin e Katarit.

Afrimi Marselos në skuadër do ta bindte ish-futbollistin e  Barcelonës për këtë transferim duke krijuar përsëri dyshen e famshme të mbrojtjes së Brazilit këtë herë në La Ligat ku për president do të kishin një idhull si Ronaldo në rolin e presidentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"