Ideja e bujshme e Barcelonës për mesfushën, kërkohet afrimi i kampionit të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 13:38

Ideja e bujshme e Barcelonës për mesfushën, kërkohet afrimi i kampionit të Europës

Barcelona duket se nuk kërkon të ndalet së afruari lojtarë dhe në verën e ardhshme po bëhet gati plani për të transferuar në “Camp Nou” mesfushorin e Çelsit, Zhorzhinjo.

zhorzhinjo

Kampioni i Europës me Italinë dhe fituesi i Ligës së Kampionëve me Çelsin në 2021, do t’i skadojë kontrata me “Blutë” në fund të sezonit dhe kështu katalanasit kërkojnë ta afrojnë me parametra zero, siç bën me dije “Daily Mirror”.

Italiani nuk është më i pazëvendësueshëm në formacionin e Çelsit dhe për këtë arsye mund të nisë një aventurë të re në Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"