Ide e re për mbylljen e Kampionatin Italian, flet Gravina: Sezoni aktual deri në …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 21:03

Ide e re për mbylljen e Kampionatin Italian, flet Gravina: Sezoni aktual deri në …

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina deklaroi për “Rai Sport” se një hipotezë e mundshme për mbylljen e këtij sezoni është dhe vazhdimi i tij deri në shtator-tetor.

Gravina

Gravina theksoi se e vetmja mënyrë serioze për të menaxhuar një situatë emergjence si kjo që po përjeton bota është të mbyllet sezoni aktual brenda këtij viti.

Gabriele-Gravina

“Seria A deri në shtator-tetor? Është një hipotezë. E vetmja mënyrë serioze për të menaxhuar një situatë emergjence të tillë është të mbyllim sezonin aktual brenda vitit.

gravina-1536x1166

Po punojmë me hipoteza të ndryshme që të menaxhojmë më së miri këtë situatë. Një datë e mundshme rifillimi është 17 maji, por e përsëris që është thjeshtë një hipotezë,” that Gravina.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"