Ibraimi: Duhet të shmangim gabimet individuale, Tirana ka treguar më shumë cilësi se Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 14:22

Ibraimi: Duhet të shmangim gabimet individuale, Tirana ka treguar më shumë cilësi se Partizani

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi u bë protagonist në ndeshjen e Kupës ndaj Tiranës duke ndëshkuar me penallti bardheblutë. Në prag të sfidës së nesërme, Ibraimi u shpreh se Tirana është ekip që ka treguar cilësi deri tani.

ibraimi

”Çdo gjë që vjen pozitive, Çdo fitore na kënaq dhe është motiv e qetësi për ndeshjen e së nesërmes. Aa që diskutohet me presidentin me të gjithës stafin, kanë marrë përsipër projekt të madh. Fillimi ka qenë i rëndë si gjithmonë, Duhet t’i  marrim gjërat hap pas hapi për ti analizuar, dhe projekti do të shkojë atje ku e meriton klubi.

Unë mendoj se të gjithë afrimet që kanë ardhur te Dinamos janë lojtarët më me potencial në Superiore. Duhet punuar, siç kam punuar dhe unë që s’jam ndaluar gjitë kohën .Duhet të shmangim gabimet individuale, që na kap euforia në fushë, janë lojtarë cilësore. Nuk është e lehtë të themi, por duhet punë për të arritur objektivat personale, dhe të klubit.

Për mua nuk ndikon sa tifozë ka në stadium. Tabela tregon vet, Tirana tregon disi lojë më të mirë, mirë por Partizanin nuk duhet anashkaluar. Janë ekipet më të mira në Superiore, rivaliteti ndikon te të tre skuadrat, por gjatë këtyre 7 javëve, Tirana ka treguar më shumë cilësi”, u shpreh Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"