Ibraimi dhe Hasani përmbysin Trakain, Shkëndija kualifikohet në “play off” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 18:55

Ibraimi dhe Hasani përmbysin Trakain, Shkëndija kualifikohet në “play off” (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës për të dytin vit radhazi është kualifikuar për në fazën “play off” të Ligës së Europës. Kuqezinjtë kanë arritur të përmbysin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me Trakain në turin e tretë kualifikues, duke fituar bindshëm 3-0 në takimin e sotëm të kthimit të luajtur në Strumicë.

shkendija

Besart Ibraimi kaloi Shkëndijën në avantazh në minutën e 29 me një supergol, ndërkohë që Ferhan Hasani dyfishoi shifrat në minutën e 42-të me një gol fantastik të realizuar me goditje dënimi. Në pjesën e dytë Trakai mbeti me 10 lojtarë në minutën e 72-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Klimaviçius, ndërkohë që Hasani shënoi edhe golin e tretë në minutën e 88.

Nesër Shkëndija do të mësojë kundërshtarin e radhës i cili do të përcaktohet nga shorti që do të hidhet në orën 13:00 në Nion të Zvicrës.

SHKËNDIJA TETOVË – TRAKAI 3-0 (1-2)
Ibraimi 29′, Hasani 42′, 88′

Shkëndija Tetovë: Zahov, Todorovski, Bejtullai, Bojku, Çelikoviç, Alimi, Totre, Radeski (Fazlagikj 90′), Hasani (Zejnullai 90+3′), Abdurahimi (Shefiti 82′), Ibraimi
Trajner: Qatip Osmani

Trakai: Plukas, Borovskij, Janushevskis, Klimaviçius, Vakili, Shyshka (Mamaev 88′), Vorobjovas, Shilenas (Sizas 81′), Biçenok (Jeriomenka 46′), Maksimov, Dorlej
Trajner: Oleg Vasilenko

Gjyqtar: Klajton Pisani (Maltë)

KV: Vorobjovas 38′, Klimaviçius 53′, Jeriomenka 69′

KK: Klimaviçius 72′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"