Ibrahimoviçi shqiptar shënoi një supergol nga jashtë zonës, Myler uron 17-vjeçarin: Vazhdo kështu mik!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2023 | 22:22

Ibrahimoviçi shqiptar shënoi një supergol nga jashtë zonës, Myler uron 17-vjeçarin: Vazhdo kështu mik!

Sulmuesi 17-vjeçar shqiptar Arijon Ibrahimoviç që luan për Bajern Mynih, ka treguar mbrëmë aftësitë e tij në një ndeshje miqësore ndaj Salcburgut.

6

Në minutën e 69-të, Ibrahimoviç shënoi një supergol nga jashtë zonës duke shkurtuar diferencën e duke kthyer në lojë Bajernin i cili më pas ia doli që të mbyllte miqësoren me rezultatin 4-4.

Mëngjesin e sotëm sulmuesi bavarez Tomas Myler postoi një foto të shqiptari në rrjetin e tij social Instagram. Ai e uroi për golin e tij të parë. Ndër të tjera ai i dha mbështetjen e tij duke i thënë që të vazhdojë kështu.

VIDEO/ Kryevepër nga jashtë zonës, Ibrahimoviçi shqiptar shënon për Bajernin ndaj Salcburgut

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"