Ibrahimoviç zbulon bisedën me Galianin: Milani yt i vjetër është vetëm 11 km larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 14:52

Ibrahimoviç zbulon bisedën me Galianin: Milani yt i vjetër është vetëm 11 km larg

Zlatan Ibrahimoviç bëri një deklaratë pak ditë më parë ku tha se ky nuk ishte Milani i tij. Menjëherë pas kësaj deklarate suedezi ka zbuluar ofertën e Adriano Galianit.

galiani

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” Ibrahimoviç zbuloi atë çfarë i kishte thënë Galiani: “Galiani më mori në telefon dhe më tha: “Ti ke thënë që ky nuk është Milani yt. Milani yt i vjetër është vetëm 11 km larg. Ai më pëlqen, punon vërtet si një drejtor sportiv. Kur më mori për herë të parë tek Milani, erdhi në shtëpinë time në Suedi dhe tha: Nuk do largohem pa të marrë me vete”. Galiani e bleu Ibrahimoviçin në verën e 2010, kur president i Milanit atëherë ishte Berluskoni.

Berluskoni dhe Galiani kanë blerë ekipin e Monzës dhe kanë si qëllim ta ngjisin në Serinë A. Ato duan ta perforcojnë ekipin dhe e kanë kërkuar Ibrën përpara se të bashkohej me Milanin sërish në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"