Ibrahimoviç, rekordmen ndaj Estonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2014 | 8:04

Ibrahimoviç, rekordmen ndaj Estonisë

IbraNëse luan Zlatan Ibrahimoviç, trajneri i Suedisë nuk ka pse të shqetësohet për rezultatin. Kështu ka ndodhur edhe në miqësoren e djeshme ndaj Estonisë. Ylli i PSG-së shënoi dy golat e vetëm të takimit, duke i dhuruar Kombëtares së tij fitoren 2-0. Shtatlarti zhbllokoi rezultatin pas dy minutash, kur goditi bukur fluturimthi një krosim në zonë. Ndërkohë goli tjetër ishte akoma më spektakolar, kur gjuajti topin me finte, pas një asisti brenda zonës. Në fakt, 32- vjeçari hyri edhe në historinë e Kombëtares, duke u bërë golashënuesi më i mirë i saj. Ai kapi kuotën e 50 golave të shënuar (99 ndeshje), ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga Sven Ridel, i cili kishte shënuar 49 herë, në vetëm 43 takime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"