“Ibrahimoviç nuk është Supermeni”, Pioli: Ndihemi më të fortë pas ndeshjes ndaj Liverpulit, me Juventusin duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:42

“Ibrahimoviç nuk është Supermeni”, Pioli: Ndihemi më të fortë pas ndeshjes ndaj Liverpulit, me Juventusin duhet…

Në prag të supersfidës së javës së katërt të Serisë A ndaj Juventusit, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili analizoi këtë ndeshje për kuqezinjtë të cilët duken në formë pas tre fitoreve radhazi në po aq ndeshje dhe duke mbajtur vendin e parë në klasifikim:

pioli 2

Juventusi – “Më bëhet shumë qejfi që do të takoj Alegrin, është një trajner i madh. Është e vështirë të shohësh Juventusin me një pikë në tre ndeshjet e para të kampionatit. Nuk jemi favoritë ndaj Juventusit, ata kanë shumë kampionë në organikë. Pres një Juventus agresiv, dhe do të duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj situate.”

Të dëmtuarit – “Ibrahimoviç dëshiron që të jetë Supermeni, por ende nuk është ashtu. Jemi ballafaquar së bashku nuk ka pasur asnjë përmirësim dhe nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Juventusit. E njëjta gjë vlen edhe për Zhiru për shkak të dhimbjes së mesit.”

Milani, favorite për titullin – “E ndjejmë që jemi një skuadër e fortë, kërkojmë që të fitojmë çdo ndeshje. Niveli ynë është rritur. Konkurenca e kampionatit italian është i lartë dhe shtatë ekipet janë afër me njëra-tjetrën.”

Juventusi i Alegrit – “Kërkojnë të luajnë me shumë kujdes dhe me shumë teknikë, vetëm kështu mund të fitohen ndeshjet.”

Ndeshja ndaj Liverpulit – “Me Liverpulin ndjemë lodhjen, por treguam se dimë si të reagojmë në një ambjent të komplikuar dhe kjo është një sinjal pjekurie dhe force, por mungon ende diferenca. Jemi më të fortë pas kësaj ndeshje.”, përfundoi Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"