Ibrahimoviç me zemër të madhe, ja gjesti i veçantë që ka bërë suedezi për t’i ardhur në ndihmë Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:28

Ibrahimoviç me zemër të madhe, ja gjesti i veçantë që ka bërë suedezi për t’i ardhur në ndihmë Milanit

Zlatan Ibrahimoviç duket i vendosur për të qëndruar te Milani pavarësisht operacionit të disa javëve më parë që do ta mbajë suedezin për disa muaj jashtë fushave të lojës.

IBRAHIMOVIC

Në këto kushte 40-vjeçari ka vendosur të shkurtojë pagën e tij, ku do të përfitojë vetëm 100 mijë euro nga klubi deri në muajin janar.

Kjo zgjedhje e Ibrës ka ardhur si një dëshirë e suedezit për mos të rënduar në arkat e klubit gjatë kohës kur nuk do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar, me pagën e tij pas periudhës së janarit që mbetet ende për t’u përcaktuar në bazë të gjendjes financiare të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"