Ibrahimoviç i jep Superkupën PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2014 | 9:19

Ibrahimoviç i jep Superkupën PSG-së

IbraZlatan Ibrahimoviç është shfaqur edhe një herë tjetër deciziv për PSG-në. Shtatlarti suedez ishte autor i dy golave të fitores 2-0 ndaj Gëngampit në finalen e Superkupës së Francës që u luajt dje në Pekin. Sulmuesit 32-vjeçar i mjaftuan nëntë minuta për të zhbllokuar ndeshjen dhe më pas për të dyfishuar rezultatin me penallti në të 20′. Përveç Ibrës, një tjetër protagonist i suksesit të kryeqytetasve ishte edhe portieri Sirigu, i cili në minutën e 32-të priti penalltinë e Jatabares duke shuar shpresat e Gëngampit për të përmbysur rezultatin. Ky është suksesi i dytë radhazi për PSGnë në Superkupë, i katërti në historinë e klubit. Ibrahimoviç-Pas përfundimit të takimit, heroi i PSG-së u shpreh: “Jam shumë i lumtur që e filluam sezonin me këmbën e mbarë, jemi gati për të qenë sërish protagonistë në Francë dhe në Ligën e Kampionëve. Di Maria? Është një lojtar fantastik, do të isha shumë i lumtur nëse do t’i bashkohej ekipit tonë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"