“Ibrahimoviç është një kampion, do ta presim me krahë hapur”, lojtari italian i bën ftesë të hapur 38-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 21:51

“Ibrahimoviç është një kampion, do ta presim me krahë hapur”, lojtari italian i bën ftesë të hapur 38-vjeçarit

Zlatan Ibrahimoviç është një nga lojtarët më të kërkuar në Serinë A, me Milanin dhe Bolonjën që kanë shfaqur interes për ta marrë në ekipet e tyre.Zlatan-Ibrahimovic

Një ftesë të hapur suedezi e ka marrë edhe nga talenti i Bolonjës, Rikardo Orsolini, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se do ta priste me krahë hapur sulmuesin te Bolonja. “Do të ishte diçka shumë e mirë nëse Ibra vjen te ne. AI është një kampion i vërtetë dhe është i dobishëm për çdo ekip. Ne do ta presim me krahë hapur atë, në rast se vendos të vijë te ne.”, u shpreh italiani.ORSOLINI

Gjithashtu Orsolini foli edhe për trajnerin Mihajloviç, i cili është duke kaluar sëmundjen e tij dhe është larguar nga spitali: “Unë dëgjova për këtë. Di që ai është shumë mirë dhe së shpejti do ta shohim atë. Ai është një nga të parët që me të vërtetë besoi te unë, më dha mua mundësinë që të realizoj një nga ëndrrat që të gjithë e kanë në sirtar.”, përfundoi 22-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"