Ibrahimoviç e thotë hapur: Venger te Milani? Më shumë gjasa ka të rikthehem unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 15:33

Ibrahimoviç e thotë hapur: Venger te Milani? Më shumë gjasa ka të rikthehem unë…

Zlatan Ibrahimoviç prej kohësh po përflitet për një rikthim të mundshëm te skuadra e Milanit. Këto fjalë merkatoje nuk qarkullojnë vetëm për suedezin, por edhe për teknikun francez Arsen Venger.

Real-Madrid-Zlatan-Ibrahimovic-Cristiano-Ronaldo-1034735

Sipas mediave franceze Venger te Milani është pothuajse e arritur marrë shkasë edhe nga rezultatet jo të mira nën drejtimin e trajnerit Gatuzo. Por Ibrahimoviç duket se ka ndezur mundësitë për një kthim te Milani teksa është shprehur: “PSG dëshiron të punoj për klubin dhe të bëj atë që dëshiroj. Nëse kthehem te PSG e bëj për të qenë kapo i skuadrës, kjo është mënyra e vetme dhe nuk ekziston një tjetër rol për mua.

Zlatan Ibrahimovic

Nuk bëhet fjalë për tani, jam akoma një futbollist aktiv dhe dua të vazhdoj të luaj. Kur të bëj zgjedhjen time, do të informoj botën. “Venger te Milani? Mendoj se ka më shumë gjasa të rikthehem unë te Milani, sesa të kalojë Venger në Milano. Nuk e shoh në këtë lloj sfide. Kam patur shumë oferta nga Europa, por kam nevojë për diçka që të stimulojë dhe dua të shkoj në një klub, ku mund të bëj diferencën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"