Ibrahimoviç, Ançeloti dhe ish-sulmuesi i Juves. Ja plani i Milanit për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 10:06

Ibrahimoviç, Ançeloti dhe ish-sulmuesi i Juves. Ja plani i Milanit për merkaton

Për çfarë ka nevojë ky Milan që të rikthehet në rrugën e duhur? Për një lider, për një udhëheqës, për një lojtar që shënon gola. Me një fjalë: për Zlatan Ibrahimoviçin. 

Zlatan Ibrahimovic

“Djalli” është më afër zonës së ftohtë të klasifikimit dhe duhet të forcohet gjithashtu në mbrojtje, por thelbësor për momentin është përmirësimi i repartit të avancuar. Zlatan Ibrahimoviç është nën kontratë me Los Anxheles Galaksinë deri në fundin e këtij viti dhe pastaj do të jetë i lirë. Pretendimet që ka ai për muajt e mbetur të sezonit janë të larta, pavarësisht moshës (suedezi mbushi 38 vjeç muajin e kaluar). Në Itali ka shumë skuadra, përveç Milanit, që kërkojnë shërbimet e tij, si Bolonja dhe Napoli.

Sigurisht që ai do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferohej në Milano, pasi e konsideron këtë qytet si shtëpinë e dytë. Me kuqezinjtë ka kaluar momente mjaft të mira dhe “San Siro”-n e ka si oborrin e tij. A do të mjaftojnë këto arsye për ta bindur Zlatan Ibrahimoviçin që të pranojë ofertën e Milanit? Do të shihet në merkaton e janarit, por deri atëherë “Djalli” duhet të ketë reaguar dhe të mos presë që gjërat t’ia zgjidhë suedezi.

PËLQEHET KIN – I zhgënjyer nga aventura në Premier Ligë, Mois Kin po kërkon të rikthehet në Serinë A. Ka luajtur vetëm 4 ndeshje, 2 prej tyre në kampionat dhe nuk ka lënë gjurmë. Agjenti Mino Raiola gjithashtu është i pakënaqur me ecurinë e lojtarit të tij, mendon se Italia do të ishte vendi i duhur për të gjetur formën.

moise kin

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe Kin ka qenë një pëlqim që në merkaton e verës. Në atë kohë ishte e vështirë të bisedoje me drejtuesit e Juventusit, të cilët kërkonin 40 milionë euro për kartonin e tij. Tani mund të transferohet si huazim.

ANÇELOTI NË VERË – Milani do të ishte destinacioni më i mirë për Karlo Ançelotin, pas dështimit me Napolin. Këta të fundit janë në kaos total dhe trajneri me shumë mundësi do të largohet. Kuqezinjtë besojnë se Karleto është i vetmi që mund të rikthejë qetësinë dhe mund të nisë një projekt fitues në skuadër.

carloancelotti-cropped_vmx8bpeedi0o1xoytdwka673q

Mirëpo kjo gjë mund të bëhet realitet vetëm nëse Maldini do të jetë drejtor i skuadrës. Nëse ish-kapiteni largohet, edhe Ançeloti e ka të vështirë që të marrë drejtimin e Milanit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"